Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në Strugë 10 persona përfundojnë në spital nga ushqimi në dasmë

Dhjetëra mysafirëve, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në Strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital.

Jozyrtarisht helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të dalë raporti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjella. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.

Autoritetet e Qendrës për Shëndet Publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat-M/