Rreth 150 persona janë sulmuar me shiringa gjatë një festivali muzikor në Francë, ka thënë Ministria e Brendshme, duke shtuar se autoritetet kanë arrestuar të paktën 12 persona.
Përreth Francës, miliona njerëz ishin rrugëve gjatë fundjavës për festivalin. Në Paris, autoritetet raportuan se kishte katër herë më shumë njerëz jashtë se zakonisht.
Sulmet me gjilpëra përfshinë 145 viktima, përfshirë 13 në Paris, raportoi NBC.
Zyrtarët francezë nuk treguan nëse kishte raste të sulmeve ku sulmuesit zakonisht u injektojnë viktimave drogë për t’i çorientuar dhe që më pas t’i bëjnë cak të dhunimeve.
Festivali i sivjetmë ishte planifikuar nën frikën për sulme të tilla pas një vale raportimesh më 2022. Në atë kohë, qeveria pati bërë thirrje që njerëzit të kishin kujdes. Mbi 370 persona qenë arrestuar atë vit për akuza të ndryshme.
-
Evropa përballë zjarreve masive – në Francë qindra të arrestuar për zjarrvënie
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA
-
Franca planifikon masa të rrepta sigurie për duelin ndaj Spanjës
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Mbi 1 mijë viktima nga vala ekstreme e të nxehtit në Francë