Dhjetëra mysafirëve, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në Strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital.
Jozyrtarisht helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të dalë raporti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjella. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.
Autoritetet e Qendrës për Shëndet Publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat-M/
Artikuj të ngjashëm
-
Për tri ditë, 70 persona kërkuan ndihmë në QKUK me simptoma të helmimit nga ushqimi
-
Mbi 100 njerëz sulmohen me shiringa në festivalin francez
-
Gjashtë të vdekur nga shpërthimi i një bombole me gaz në Çeki
-
Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së veturës në “Burger King” në Georgia
-
Itali, të paktën 35 të lënduar pasi shembet tavani gjatë një dasme