Të paktën 35 persona janë lënduar pasi tavani u shemb gjatë një dasme të mbajtur të shtunën në Pistoia në veri të Toskanës në Itali, raporton “Anadolu Agency”.
Guvernatori Eugenio Giani në një postim në “Telegram” ka thënë se pesë nga të lënduarit janë në gjendje kritike. Dasma po mbahej në një restorant në një vend malor.
Të lënduarit u dërguan në disa spitale nëpër zona, përfshirë edhe në Firence.
Zjarrfikësit nxjerrën persona nga rrënojat..
Nuk është raportuar për ndonjë të zhdukur.
Mes të lënduarve janë është edhe çifti që sapo ishte martuar.
Edhe
Katër të vdekur nga shembja e skelave në një kantier ndërtimi në Vjenë
Lokali ku po zhvillohej dasma, është ish-manastir.
“Mund të ishte një tragjedi e tmerrshme”, ka thënë guvernatori i Toskanës, Gani, që ka falënderuar ekipet e shpëtimit për reagimin e shpejtë.