Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër të vdekur nga shembja e skelave në një kantier ndërtimi në Vjenë

Foto: Shutterstock

Foto: Shutterstock

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së skelave në një kantier ndërtimi në oborrin e një ndërtese banimi, në një lagje luksoze të Vjenës, ka bërë të ditur të martën një zëdhënës i policisë. 

Shkaku i shembjes dhe natyra e saktë e punës që po zhvillohej nuk janë bërë menjëherë të qarta, ka thënë zëdhënësi, duke shtuar se ndërtesa ishte e vjetër, tipike e zonës, ku pjesa më e madhe e arkitekturës është nga shekulli i 19-të. 

Një zëdhënës i shërbimit të ambulancës ka thënë se një person i pestë, një burrë 45-vjeçar, është i lënduar rëndë.

Rruga ku ka ndodhur incidenti, Porzellangasse, kalon nëpër zemër të lagjes, pranë shkollës franceze të qytetit dhe Palais Liechtenstein aty pranë, një nga pallatet historike më luksoze të qytetit. 

Policia po interviston dëshmitarë, përfshirë punëtorë ndërtimi që i mbijetuan aksidentit, ka thënë zëdhënësi.