Gjashtë persona kanë vdekur kur një cilindër gazi shpërtheu në një restorant në qytetin veriperëndimor çek të Mostit, duke i vënë flakën ndërtesës, kanë bërë të ditur shërbimet e urgjencës të dielën.
Tetë persona janë lënduar nga shpërthimi që ndodhi vonë të shtunën në mbrëmje, dhe 30 persona u evakuuan nga restoranti dhe ndërtesat përreth, ka njoftuar në X, shërbimi çek i shpëtimit nga zjarri, raporton Reuters.
“Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët, një pajisje ngrohëse është përmbysur duke shkaktuar zjarr”, kanë thënë zjarrfikësit.
Edhe ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, i ka thënë Radios Çeke se shkaku ka të ngjarë të jetë një ngrohëse me gaz që është përmbysur në kopshtin e përparmë të restorantit.
Brigada e zjarrfikësve ka thënë se kishte shpëtuar një mysafir të plagosur rëndë në restorant, i cili ishte bllokuar në një banjë. eRreth 20 të ftuar ishin në restorant në momentin e shpërthimit, ka bërë të ditur Radio Çeke.
-
Tre persona dërgohen në Urgjencë pas shpërthimit të bombolës së gazit në Podujevë
-
Tre të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga shpërthimi i një zjarri në Budapest
-
Shpërthim i fuqishëm në Moskë
-
Katër të vdekur nga shpërthimi i gazit në një qendër tregtare në Tajvan
-
6 të vdekur e 20 të lënduar nga shpërthimi i bombolës në restorantin në Indi