Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P. për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
I akuzuari A.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I akuzuari A.P. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen Arbëria me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marrë një llap-top në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H”, thuhet në komunikatë.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.