Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me 1800 euro gjobë B.S., pasi e ka shpallur fajtor se në gusht dhe shtator të vitit 2013, në shtëpinë e vëllait të tij kishte vjedhur 2600 euro para të gatshme, si dhe stoli ari e argjendi në vlerë 4300 euro, shkruan “Betimi për Drejtësi”.
Aktgjykimi është shpallur të mërkurën.
Fillimisht B.S. është dënuar me 6 muaj burgim dhe 600 euro gjobë. Por, i pandehuri ka kërkuar që dënimi me burgim t’i zëvendësohet me gjobë, 1200 euro.
B.S. është dënuar se ka kryer vjedhje në dëm të vëllait F.S. Sipas Prokurorisë, ai ka hyrë me forcë në shtëpinë e vëllait nëpërmjet bodrumit, dhe ka vjedhur 2600 euro para të gatshme, si dhe stoli ari e argjendi. Viktima thuhet se është dëmtuar me shumë totale afro 6600 euro.
Mësohet se vjedhja është bërë në fshatin Verban të Vitisë.