Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hasani: Kjo s’është qeverisje, është synim për të sunduar mbi të gjithë

Enver hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se ajo çfarë po bën partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, është tentim për të sunduar mbi të gjithë. 

Hasani ka thënë se arsyetimi i kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, se nuk ka vota të mjaftueshme për nënkryetarët e propozuar nga PDK-ja e LDK-ja s’ka logjikë dhe është shkelje që nuk është lënë të votohet për nënkryetarët e Kuvendit. 

“S’ka asnjë logjikë. Është ky sundim. Nuk është qeverisje më. Është synim për të sunduar mbi të gjithë. Është problem me sunduar kur nuk i ke 80 për qind të votave...Shkoni prapë në zgjedhje, e ndoshta i merr 80 apo 100 për qind. Por, s’mund të përdorësh mekanizma për të bllokuar. Kjo është shumë e lehtë të përdoret mekanizmi për të bllokuar pushteti qendror”, tha Hasani në “Konfront” të KTV-së. 

Hasani ka thënë se nuk po merret askush me aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. 

“Sikur të mos ekzistonin ato. Kapen në një nen të Kushtetutës dhe thonë se ky është interpretimi ynë. Vetëm një organ e interpreton Kushtetutën, është Gjykata Kushtetuese. Moslejimi i votimit të nënkryetarëve është element i veprës penale të cenimit të rendit kushtetues. Po abuzon me postin”, tha Hasani.
 

Lexo përditësimet tjera
Enver Hasani

Hasani: Nga 6 gushti vendi është pa president, jemi në një anarki

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se që nga 6 gushti vendi është pa...