Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P. për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.
I akuzuari A.P. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 8 muaj.
“I akuzuari A.P. është akuzuar nga Prokuroria pasi që në vitin 2012 në Prishtinë, në lagjen Arbëria me qëllim që vetes t’i sjellë përfitime pasurore në mënyrë të kundërligjshme kishte depërtuar në banesën e të dëmtuarit K.H dhe pasi kishte demoluar tërë banesën, nga aty kishte marrë një llap-top në vlerë 950 euro, stoli ari në vlerë prej 160 euro dhe disa stoli argjendi, me ç’rast i kishte shkaktuar dëme materiale të dëmtuarit K.H”, thuhet në komunikatë.
Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Themelorja në Prishtinë dënon me 7 vjet burgim e 3000 mijë euro gjobë një person për vjedhje të rëndë
-
Shtatë vjet burgim autorit të vjedhjes së rreth 3 kg ari në Prizren
-
Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një person në Pejë
-
Një burrë dënohet me shtatë vjet burgim për grabitje
-
Vodhi në Viti para e stoli nga shtëpia e vëllait, dënohet me 1800 euro gjobë