Policia e Kosovës ka bërë të ditur se personin që ka vozitur automjetin me shpejtësi 304 kilometra në orë në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” e ka dënuar me 300 euro, 3 muaj ndalim të vozitjes së mjeteve motorike si dhe 3 pikë negative.
Policia ka treguar se vetëm gjatë javës së kaluar, Njësia për Kontrollim të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës këtë e ka bërë të ditur nëpërmes rrjeteve sociale, ku ka shkruar:
“Shoferi i automjetit lëvizë me shpejtësi 304 km/h në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” në zonën ku shpejtësia është e kufizuar në 100 km/h
• 300 € gjobë
• 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, si dhe
• 3 pikë negative
Vetëm gjatë javës se kaluar Njësia për Kontrollë të Autostradave ka shqiptuar 652 tiketa për tejkalim të shpejtësisë.
Me këtë veprim rrezikohet jeta e juaj dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, andaj Policia e Kosovës do të vazhdoj me identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimin e shpejtësisë!”
{gallery}