1 perditesime
Kronikë

Vrasja në Viti dyshohet të ketë ndodhur mes kushërinjve, shkak prona

Vrasja në Viti dyshohet të ketë ndodhur mes kushërinjve, shkak prona
17:09

Vrasja në Viti dyshohet të ketë ndodhur mes kushërinjve, shkak prona

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se vrasja e një personi në mëngjesin e së enjtes në fshatin Sodovinë e Qerkezve të Vitisë dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një kontesti pronësor mes kushërinjve.

Sipas një njoftimi, vrasja ka ardhur si pasojë e një rrahjeje mes dy familjeve, ku janë përdorur mjete të forta. Si pasojë e rrahjes, ka vdekur M.I. i lindur më 1960.

Për rastin janë arrestuar pesë persona. Të dyshuarit B.I. dhe F.I. janë arrestuar nën dyshimin për veprën “Vrasje”, ndërsa të dyshuarit I.I., I.I. dhe S.I. për “Pjesëmarrje në rrahje”. Për të gjithë këta është lëshuar aktvendimi për ndalim për 48 orë.

“Viktima e rastit M.I. (1960), është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, me ç’rast dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor”, thuhet në njoftim.

16:32

Vritet një person në Viti

Një person është vrarë në fshatin Sodovinë të Vitisë, pasditen e së enjtes.

Sipas zëdhënësit të policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, vrasja ka ndodhur për motive pronësore.

Ai ka thënë për Koha.net se pas lëndimeve të marra, viktima ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë.

“Është duke u punuar lidhur me rastin. Ka qenë rrahje, lëndim i rëndë trupor , më pastaj personi i cili ka pas lëndime ka ndërruar jetë në QKUK në Prishtinë. Vrasja ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë Hashani.