Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjenden në një pus trupat e pa jetë të një nëne me katër fëmijët e saj në Rusi

Trupat e pajetë të 1 nëne dhe 4 fëmijëve të saj, të cilët rezultonin të zhdukur prej 4 muajsh në Rusi, u gjetën të masakruar në një pus, në bahçen e një shtëpie pranë qytetit të Ufa.

Viktimat janë Olesya Barskova, 39-vjeçe, vajza e saj Viktoria Barskova, 22 vjeç, sëbashku me dy djemtë të moshës 6 dhe 2 vjeç. Më i vogli prej viktimave ishte djali 9 muajsh i Viktorias. Sipas asaj që shkruan DailyMail, disa prej kufomave kishin plagë të shkaktuara me thikë në trup.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Familja u zhduk nga apartamenti në qytet ku jetonin në Dhjetor të vitit të shkuar, por bashkëshorti i Olesya, babai i dy djemve të saj, kishte thënë se ata kishin lëvizur me shtëpi.

Megjithatë bashkëshorti i Viktorias dhe vjehrra, sëbashku me miqtë e saj, i kishin raportuar të zhdukur në polici. Kjo e fundit kishte shkuar të merrte në pyetje bashkëshortin 47-vjeçar të Olesya-s, Ildar Gainiakhmetov. Por teksa prisnin që ai të hapte derën, 47-vjeçari u vetëvar. Ai raportohet se kishte lënë edhe një shënim, ku shrkuante: “Nuk mund të jetoj pa ta”.

Trupat u gjetën në një shtëpie të vogël të familjes në fshat. Gainiakhmetov dyshohet se pasi i vrau, i transportoi trupat e tyre me një automjet që e mori me qira, e më pas i hodhi trupat në pus.

Fqinjët e përshkruajtën momentin e nxjerrjes së tyre nga pusi si të tmerrshëm.

Një hetim për vrasje është hapur nga Komiteti Investigativ Rus, sipas të cilit i dyshuari i vetëm ka vdekur. Policia thotë se nuk është e qartë për motivin, ndërsa banorë të zonës e përshkruajtën 47-vjeçarin si një baba të mirë me djemtë e tij.

Fqinjët thanë se vajza e madhe Viktoria kishte nevojë për ndihmën e nënës së saj me djalin e vogël dhe kjo mund të ketë krijuar stres në apartamentin e tyre të vogël.

{gallery}