Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një 16-vjeçar në Kaçanik, tek i cili kanë gjetur një pistoletë më tre fishekë
“Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 14:40 në lagjen ‘Dushkajë’ në Kaçanik kanë ndaluar personin SH.K (M/K) i moshës 16-vjeçar, tek i cili është gjetur një armë zjarri (pistoletë) me tre fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.
I dyshuari thuhet se është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore.
Ara thuhet se është konfiskuar dhe rasti po trajtohet si “armëmbajtje pa leje”
Artikuj të ngjashëm
-
Postoi armën e zjarrit në Snapchat, lirohet në procedurë të rregullt 18-vjeçari nga Kaçaniku
-
Ndalohet një 75-vjeçar në Kaçanik për shtënie me armë
-
Dy të arrestuar në Vushtrri për armëmbajtje pa leje, njëri i mitur
-
Nxënësi 13-vjeçar kapet me armë zjarri në shkollë në Ferizaj
-
14-vjeçari kapet me armë në Ferizaj