Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Postoi armën e zjarrit në Snapchat, lirohet në procedurë të rregullt 18-vjeçari nga Kaçaniku

Policia e Kosovës ka njoftuar se e kanë shoqëruar në stacionin policor një 18-vjeçar nga Kaçaniku, i cili kishte postuar një armë zjarri në rrjetin social Snapchat.

Sipas njoftimit të Policisë sektori rajonal i hetimeve me datën të martën e kësaj jave kishte pranuar një informacion për këtë postim.

“Hetuesit rajonal në bashkëpunim me policët hetues të stacionit në Kaçanik i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet, ndërsa kanë arritur që të identifikojnë personin e dyshuar V.SH (M/K) i moshës 18-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore, ndërsa arma (pistoletë) është konfiskuar”, thuhet në njoftim.

Rasti është cilësuar si “Armëmbajtje pa leje”.