16 persona kanë marrë lëndime trupore pas një aksidenti në fshatin Grabanicë të Klinës.
Siç ka konfirmuar për Kohën, zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, aksidenti ka ndodhur në mes të katër veturave.
Të lënduarit, sipas Policisë, janë dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 19:05 në fshatin Grabanicë të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku në mes katër veturave ku si pasojë 16 persona kanë marrë lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar me autoambulanca e disa të tjerë edhe me vetura private për në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm