Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut të dielën në Gllarevë të Klinës.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë, Fadil Gashi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 17:00 në Gllarevë ka ndodhur një aksident ndërmjet dy veturave, ku lëndime kanë marrë pesë persona. Njëri prej tyre ka kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e spitalit në Pejë dhe më pas është liruar pas trajtimit. Personat e tjerë kanë marrë ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Gashi.
Hetuesit e policisë janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.