Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të mërkurën në fshatin Grabanicë të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se në këtë aksident të ndodhur rreth orës 15:00, janë përfshirë dy vetura.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF në Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor”, ka thënë ai.