Pesë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident në fshatin Drenoc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës për trajtim.
Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave.
“Rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Drenoc në komunën e Klinës. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa pesë persona janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor. Ende nuk dihet gjendja e të lënduarve. Policia është në vendngjarje”, ka thënë Gashi.
Artikuj të ngjashëm