Policia në Mitrovicë ka identifikuar dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë sot në rrugën ‘Afrim Zhitia” në Mitrovicë, ku Policia gjatë kontrollit të detajuar të një kamionete me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona tanimë të dyshuar ka gjetur një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike.
“Për këtë rast janë arrestuar të dyshuarit H. Th. 23 vjeç, L. P. 26 vjeç, A. Th. 18 vjeç dhe A. R. 18 vjeç. Ndërsa pas procedurave intervistuese nga ana e njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’, thuhet në komunikatë.
-
Arrestohen 4 të dyshuar për narkotikë, në mesin e tyre edhe një polic
-
Policia arreston tre persona në Mitrovicë të Veriut
-
Arrestohen dy persona në Mitrovicë, u gjenden substanca narkotike
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, kapet me substanca narkotike
-
Arrestohet një i dyshuar për substanca narkotike