Policia në Mitrovicë ka identifikuar dhe ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike.
Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarve është bërë sot në rrugën ‘Afrim Zhitia” në Mitrovicë, ku Policia gjatë kontrollit të detajuar të një kamionete me targa vendore në të cilën ndodheshin katër persona tanimë të dyshuar ka gjetur një qese të vogël substancë të dyshuar narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për këtë rast janë arrestuar të dyshuarit H. Th. 23 vjeç, L. P. 26 vjeç, A. Th. 18 vjeç dhe A. R. 18 vjeç. Ndërsa pas procedurave intervistuese nga ana e njësisë së Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë, të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për vepër penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike’, thuhet në komunikatë.