14 vrasje kanë ndodhur përgjatë nëntë muajve të këtij viti në Kosovë. Nga janari deri në shtator janë regjistruar edhe 1981 raste të dhunës në familje, thuhet në raportin nëntëmujor janar-shtator 2024 të Policisë së Kosovës.
Në raport thuhet se numri i përgjithshëm i rasteve të këtij nëntëmujori krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023 ka shënuar ulje, nga 36,263 në 35,818 raste. Po ashtu, edhe rënie të veprave penale nga 20,417 në 20,311.
Nga të dhënat e mbledhura të Policia të cilat janë krahasuar me një vit më parë ka dalë se, vrasjet nga 25 raste kanë rënë në 14 raste në periudhën nëntëmuajshe; lëndim i rëndë trupor nga 167 në 163; vjedhjet nga 3134 në 2825; vjedhjet e rënda nga 2082 në 1592; grabitjet nga 65 në 57 dhe dhuna në familje nga 1897 raste në 1981 raste, ose rritje për 4.4%.
Në raport paraqitet edhe numri i aksidenteve, që sipas Policia ka pasur më pak se për nëntë muajt e 2023-tës – nga 17,424 në 17,005 aksidente më 2024.
E aksidente me fatalitet nga janari deri në shtator 2024 janë regjistruar 65.
Për këtë periudhë Policia ka konfiskuar 939 armë.
-
18 vrasje e asete të ngrira rreth 113 mln euro – Policia jep të dhënat për vitin 2025
-
Këtë vit 12 vrasje më pak se vitin e kaluar
-
Policia thotë se pati rënie të numrit të vrasjeve e dhunimeve këtë vit
-
Për 24 orë vdiqën tre persona në aksidente
-
Pesë jetë të humbura nga të shtënat e armëve, njohësit kërkojnë hartim të një strategjie shtetërore