Inspektorati i Komunës së Prishtinës i ka gjobitur disa qytetarë që kanë parkuar veturën në gjelbërim.
Komuna ka njoftuar se gjoba për ta është 100 euro, e nëse veprimi i njëjtë përsëritet, do të merren masa të tjera.
Kjo ka ndodhur në rrugën “Istref Begolli” të dielën.
“Personi i lartcekur është hasur i parkuar në sipërfaqe të gjelbëruar publike, në kundërshtim me rregulloren komunale. I njëjti është gjobitur me gjobë mandatare në vlerë 100 euro. Nëse përsëritet veprimi, do të merren masa konform legjislacionit në fuqi. Dëshmi janë fotot e veturës së parkuar në hapësirë gjelbëruese”, thuhet në përshkimin e veprimit ndëshkues për kundërvajtje me gjobë mandatare.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy gjoba nga 200 euro për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë
-
Shqiptohen gjoba për hedhje të mbeturinave vëllimore në hapësira publike në Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës nuk heq dorë nga gjobat e kundërligjshme
-
Inspektorati shqipton gjoba për parkingje, opozita bën thirrje të mos paguhen
-
CSL-ja thotë se qytetarët nuk kanë asnjë obligim financiar ndaj gjobave për “Prishtina Parking”