Një banese në qendër të Skenderajt i është vënë zjarri të shtunën pas mesnate.
Viktima nuk ka pasur, por burime të KOHËS thanë se pasi kanë parë flakët dhe tymin në banesën që ndodhet në kat të parë, disa nga banorët kanë kërcyer edhe nga ballkonet.
"Tymi ka arritur në gjithë katet e larta dhe shumë banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, shkaku i zënies së frymëmarrjes. Ne në kate të larta, në pamundësi për të dalë jashtë, qëndruam nëpër terasa të banesave, e disa nga ata më poshtë edhe kanë kërcyer prej disa metrave lartësi", ka thënë një nga banorët e ndërtesës.
Sipas tij, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimshëm nga një qytetar që banon i vetëm në banesë.
Policia ka arrestuar një person lidhur me këtë rast dhe ndaj tij ka nisur hetim për veprën “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Rreth orës 03:00 është pranuar informatë për një incident zjarri i ndodhur në një banesë në rrugën Fehmi e Xhevë Lladroci në Skenderaj. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Policia.
-
Zjarret në Himarë, gjashtë banesa digjen totalisht, banorë dhe turistë u larguan nga zona
-
Përfshihet nga zjarri kulmi i një shtëpie në Matiçan
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Pesë të vdekur në Belgjikë pas një zjarri në një ndërtesë
-
Babai me dy fëmijët humbën jetën nga zjarri brenda banesës