Një person është arrestuar në Lipjan pasditen e së hënës pasi me veturë fillimisht dyshohet se ka goditur qëllimisht dy persona e më pas ka dalë me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar ta godasë njërin prej viktimave të shtrira në tokë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, situata është vënë nën kontroll pasi një zyrtar policor ka shtënë në ajër.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari për shitje të drogës, goditi veturën e Policisë gjatë përpjekjes për të ikur
-
Katër të arrestuar për vrasje në tentativë në Lipjan
-
Sulmoi me thikë dy të mitur, arrestohet një person në Lipjan
-
Arrestohet një burrë në Klinë pasi deshi ta vrasë një grua dhe sulmoi fizikisht një tjetër
-
Dy të arrestuar për sulm me thikë ndaj katër personave