Katër persona janë arrestuar të mërkurën në Lipjan pasi dyshohen për vrasje në tentativë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht katër persona të tjerë.
Siç bën të ditur Policia në raportin 24-orësh, gjatë përleshjes është përdorur edhe një thikë.
Si pasojë e përleshjes fizike, viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të arrestuar për sulm me thikë ndaj katër personave
-
Shtatë persona përfshihen në përleshje me thika në Gjilan, dy në gjendje të rëndë
-
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet një i mitur
-
Dhjetë të arrestuar nga dy familje, s’dihet pse u rrahën mes vete
-
Dy persona arrestohen për tentim-vrasjeje në Prishtinë