Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sulmoi me thikë dy të mitur, arrestohet një person në Lipjan

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten ka arrestuar një të dyshuar për “vrasje në tentativë” në Lipjan.

I dyshuari thuhet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar me thikë dy të mitur.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se dy viktimat dhe i dyshuari janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas trajtimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.