Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona theren me thikë në Lipjan, arrestohet një i mitur

Ilustrim

Dy persona janë therur me thikë gjatë pasdites të së mërkurës në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, i cili është i mitur.

Ahmeti ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar dy persona, të cilët dyshohet të kenë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia menjëherë ka identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I dyshuari, E.K, (i mitur), pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, ka thënë ajo.

Rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, teksa bëhet e ditur se hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme lidhur me të.