Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia sekuestron drogë dhe armë në një fshat të Gjilanit, i dyshuari në arrati

Policia në Gjilan ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore ku ka kryer kontrolle në katër lokacione me qëllim të sigurimit të provave ndaj një të dyshuari.

I dyshuari A.A me shtetësi maqedonase besohet se është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Policia gjatë kontrollit në vendbanimin e tij në një fshat të Gjilanit ka sekuestruar 2.4 kilogramë heroinë, 6.8 gramë lëndë narkotike marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore si dhe një sasi municioni kalibrash të ndryshme.

Image

Gjatë realizimit të urdhërkontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policorë dhe ndodhet në arrati.

“Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv. Lidhur me gjitha veprimet e ndërmarra nga DHTN-Gjilan është njoftuar Prokurorja e Shtetit në Gjilan” thuhet në njoftimin e Policisë.

Image