Tre persona janë arrestuar në Prizren të enjten, me dyshimin se janë përfshirë në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “legalizim i përmbajtjes së rreme”.
Sipas Policisë, zyrtarët e një klinike mjekësore po dyshohen se kanë lëshuar certifikata për kandidatët që paraqesin provimin për patentë shoferë pa qenë prezentë dhe pa iu bërë kontrolli mjekësor.
Ajo dyshohet se bashkëpunon me dy autoshkolla, njëra në Prizren e tjetra në Malishevë, e nën hetime janë edhe autoshkollat që kanë lëshuar vërtetime për aftësim të kandidatëve në pjesën teorike e praktike, pa qenë kandidatët prezentë në Kosovë.
Të arrestuarit janë I.G., i lindur në vitin 1962, U.M., 1975 dhe L.B., 1975.
“Personat e dyshuar janë shoqëruar në zyrat e DHKEK në Prizren, të cilët janë intervistuar, pastaj me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë”, thuhet në njoftimin policor.
-
Aktakuzë ndaj tre personave, dyshohen se lëshuan dokumente të rreme për patentë shoferë
-
Arrestohet një person, dyshohet se lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
-
Aktakuzë ndaj 8 personave për ryshfet në dhënien e certifikatave për përdorim të armëve