Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme që lidhen me lëshimin e certifikatave mjekësore dhe dokumenteve për patentë shoferë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri L.B., në cilësinë e drejtorit të poliklinikës “G.” në Prizren dhe person i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë për lëshimin e certifikatave mjekësore, dyshohet se më 15 korrik 2023 ka tejkaluar autorizimet e tij zyrtare duke lëshuar certifikata mjekësore të rreme për kandidatët B.V. dhe B.Th., pa i kontrolluar personalisht.
Hetimet kanë zbuluar se në kohën kur janë lëshuar certifikatat, kandidatët ndodheshin jashtë Kosovës.
Këto certifikata u përdorën për regjistrimin e tyre në autoshkollat “S.” në Prizren dhe “F.” në Malishevë, duke u mundësuar pjesëmarrjen në procesin për marrjen e patentës së shoferit.
Për këto veprime, L.B. akuzohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ndërsa, të pandehurit U.M. dhe I.G., në cilësinë e përfaqësuesve të këtyre autoshkollave, akuzohen se kanë përpiluar dhe dorëzuar dokumente të rreme, përfshirë kontrata dhe dëshmi pjesëmarrjeje në ligjërata, për kandidatët që në fakt ndodheshin jashtë vendit.
Edhe
Prokuroria: Me dokument fals, u synuan dy kontrata për barna esenciale
Ata ngarkohen me veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Prokuroria i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
-
Aktakuzë ndaj drejtorit të kompanisë, paraqiti dokumentacion të rremë për tenderin e MSH-së
-
Dyshime për keqpërdorim në testin për patentë shofer, sekuestrohen pajisje komunikuese
-
Arrestohet një person, dyshohet se lëshoi diploma të aftësimit profesional pa u zhvilluar trajnimet
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht