Policia e ka identifikuar një person i cili në natën e Vitit të Ri kishte gjuajtur me armë në Gjakovë.
I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një kallash.
“Më 05.01.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar një AK-47, dy karikatorë, 4 fishekë të kalibrit 7.62 mm. dhe tre gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Arrestohet i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri në Podujevë
-
Arrestohet një person në Ferizaj pasi publikoi video duke gjuajtur me armë
-
Sekuestrohen armë dhe arrestohen pesë persona në Gjakovë
-
Arrestohet një 24-vjeçar në Vushtrri, shtiu me armë drejt shtëpisë së një personi