Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sekuestrohet duhan në vlerë prej 113 mijë eurosh

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli në magjistralen Mitrovicë-Jarinje të mërkurën, në një automjet ka sekuestruar 6850 paketime të cigareve në vlerë rreth 113.0000 mijë eurosh.

Sipas njoftimit në automjetin me targa vendore ishin dy persona të dyshuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lidhur me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ku janë intervistuar palët e përfshira në rast, dy personat e dyshuar të cilët dyshohet se kanë pasur për qëllim shitjen e mallit në mënyrë ambulantive në pika të ndryshme të shitjeve në Leposaviq dhe Leshak, mall i cili pas verifikimit ka rezultuar me banderola të Republikës së Kosovës. Pas konsultimit me prokurorin e shtetit rasti është cilësuar si ‘tregti e ndaluar’ dhe malli i është dorëzuar Doganës së Kosvës për procedura të mëtutjeshëme”, thuhet në njoftim.