Kronikë

Katër të lënduar nga aksidenti i kamionit me veturën në rrugën Prishtinë-Gjilan

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Të paktën katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 13:30.

Sipas saj, në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë, të cilët kanë qenë në lëvizje.

Më tej bëhet e ditur se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.