Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan, 4 vetura të përfshira e 14 të lënduar

Një aksident trafiku mes katër veturave ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën Prishtinë – Gjilan.

Si pasojë e aksidentit 14 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, thuhet në raportin e Policisë.

“Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport.