Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prishtinë

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Këmbësori i goditur nga vetura të shtunën në Prishtinë, ka vdekur pasi është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Unversitare.

Policia ka njoftuar të dielën se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, ndërsa viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve të marra, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.