Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Murseli pranon se pagoi për vrasjen e gruas së tij

Bashkëshorti i viktimës L.M., i dyshuari Naim Murseli, e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari G.P.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy të dyshuarit për vrasjen e ndodhur të mërkurën, i cili rast fillimisht u cilësua si “Grabitje me pasoja të vrasjes”, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, prokurorja Besa Limani, e cila tha se pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më herët njoftoi se janë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, ku u arrestuan të dyshuarit, si është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës penale.

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet më tej.

Prokuroria njoftoi se në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.

Burimet e KOHËS bëjnë të ditur se i dyshuari G.P., e ka pranuar para prokurores se është Murseli ai që e ka paguar ta kryejë vrasjen.

KOHA është interesuar të marrë vesh se nga kush përfaqësohet Murseli në prokurori e polici. Deri tash, s’ka marrë informacion.