Të mërkurën në mbrëmje u vra Liridona Ademaj-Murseli në fshatin Sinidoll të Prishtinës. Nisur fillimisht si vrasje në një grabitje të armatosur, dy ditë më vonë Policia e Kosovës arrestoi bashkëshortin e saj si të dyshuar për vrasjen.
Naim Murseli u arrestua të premten. E dorasi i cili po ashtu u arrestua, ka thënë në Polici se Murseli e ka paguar që vrasjen. Të dy janë bashkëfshatar.
Murseli gjatë intervistimit nga hetuesit të premten ka pranuar vetë se e ka porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj-Murseli.
Nga deklarimi i tij u mësua se Murseli ia kishte dhënë dorasit 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë euro të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.
Një i dyshuar i tretë u vu nën pranga më vonë të premten. Ai dyshohet se ka lidhje me vrasjen e Liridonës. Ky është pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Edhe
Murseli: Nuk e kam paguar e as ndihmuar Granitin ta vrasë Liridonën
Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast.
-
Një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt, Prokuroria s’ka ngritur aktakuzë ndaj tre të dyshuarve
-
Murseli: Ngjarja është ndryshe nga ajo që u publikua në internet
-
Vëllai i Liridonës: Informacionet për vrasjen dërgoni në hetuesi, jo te ne
-
Arrestohet edhe i dyshuari i katërt për vrasjen e Liridona Ademajt