Kronikë e zezë

Murseli pranon se pagoi për vrasjen e gruas së tij

FOTO: Vendi ku ndodhi vrasja të mërkurën (29.11.2023)
 

Bashkëshorti i viktimës L.M., i dyshuari Naim Murseli, e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e gruas te i dyshuari G.P.

Burime të “Betimi për Drejtësi” bëjnë të ditur se i dyshuari Murseli ia kishte dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.