Hetuesit policorë kanë arrestuar tre të dyshuar për trafikim me narkotik dhe armëmbajtje pa leje.
Policia ka nisur hetimin prej disa muajsh dhe ka kryer kontrolle në dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë nga ku ka arrestuar L.Z., V.M., dhe F.R.
Të arrestuarit janë në ndalim 48-orësh.
Si prova materiale janë sekuestruar:
- Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),
- Katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro),
- Një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro),
- Shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro),
- Para të gatshme 1645 euro,
- Tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Artikuj të ngjashëm
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohen dy persona për narkotikë e armëmbajtje pas hetimit disamujorë të Policisë
-
Konfiskohen mbi 76 kilogramë narkotikë e arrestohen tre persona