Një i mitur në fshatin Qirez të Skenderaj ka qëlluar me armë zjarri një të mitur tjetër, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.
Në njoftim thuhet se viktima po trajtohet në QKUK, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar -të mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i mitur ther me thikë dy të mitur të tjerë në Skenderaj
-
Arrestohet një i mitur në Prishtinë për vrasje në tentativë
-
I mituri dyshohet se theri një person, arrestohet
-
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se e plagosi aksidentalisht një tjetër
-
Kanosi me armë dy persona, arrestohet një i mitur shtetas i Sllovakisë