Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Skenderaj, pasi që dyshohet se ka therur me thikë dy të mitur të tjerë.
Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë në tentativë dhe ka ndodhur të enjten pas mesditës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti është përleshur fizikisht me dy viktimat meshkuj kosovarë të mitur. Gjatë përleshje është përdorë edhe një mjet i mprehtë, thikë, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.