Një i mitur në fshatin Qirez të Skenderaj ka qëlluar me armë zjarri një të mitur tjetër, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.
Në njoftim thuhet se viktima po trajtohet në QKUK, derisa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar -të mitur. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.