Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok të dielën në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor, njëri rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, ku një veturë është ndalur nga autoritetet për kontroll, me ç'rast është gjetur një armë me shtatë fishekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë rastin e dytë, arma e zjarrit dhe elektroshoku janë sekuestruar në rrugën “Bajram Bahtiri”.
“Personat e dyshuar të të dyja rasteve janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.