Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe një elektroshok të dielën në Prishtinë.
Sipas njoftimit policor, njëri rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Klinton”, ku një veturë është ndalur nga autoritetet për kontroll, me ç'rast është gjetur një armë me shtatë fishekë.
Në rastin e dytë, arma e zjarrit dhe elektroshoku janë sekuestruar në rrugën “Bajram Bahtiri”.
“Personat e dyshuar të të dyja rasteve janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Prishtinë për armëmbajtje pa leje
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona
-
Policia bastis tetë lokacione në Prishtinë për armë
-
Dy të arrestuar në Prishtinë, kapen me armë zjarri dhe fishekë
-
Të dyshuarit në Prishtinë i sekuestrohen dhjetëra armë e qindra fishekë