Tetë lokacione në rajonin e Prishtinës janë bastisur nga Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve i Departamentit të Kufirit, të mërkurën. Bastisjet janë kryer nën dyshimin për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve ose mjeteve plasëse”.
Nga bastisjet janë sekuestruar: një pushkë automatike AK-47, 23 fishekë, dy magazina (karikator), një bajonetë, një thikë, 78 gram të substancës së dyshuar narkotike, si dhe pajisje elektronike, gjithsej shtatë telefona celularë.
Pas marrjes në pyetje dhe procedurave të rastit, me urdhër të prokurorit të rastit, katër të dyshuarit meshkuj kosovarë janë liruar në procedurë të rregullt.
-
Për një javë në rajonin e Prishtinës u sekuestruan 13 armë zjarri
-
Bastisje në tri lokacione: Gjenden kallashinkov, pistoleta, thika e pasaportë e Serbisë
-
Bastisje në Prishtinë e Klinë, sekuestrohen disa armë dhe arrestohen tre persona
-
Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 16 armë zjarri
-
Arrestohet një person për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë