Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim pasi kanosi ish-bashkëshorten

paraburgim

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit V.A.., për veprën penale “kanosja”.

Ai kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij përmes telefonit duke e kërcënuar se do ta vriste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjykata ka vendosur ta lë një muaj në paraburgim.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.A., më 26 nëntor 2022 në Shtime, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht përmes telefonit me fjalë se do të privoj nga jeta të dëmtuarën – ish bashkëshorten e tij M.S., si dhe familjen e saj, në atë mënyrë që pas disa mosmarrëveshjeve, ku edhe më herët kishin pasur probleme të vazhdueshme, me ç` rast të dëmtuarës i ka shkaktuar shqetësim, fikë dhe pasiguri”, thuhet në komunikatën e gjykatës.