Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Talenti i Bayernit shfaqet për herë të parë në stërvitjen e Kosovës

Erblin Osmani

Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është ambient plotësisht i panjohur për talentin Bayernit, Erblin Osmani.
Më 1 qershor, 17-vjeçari e vizitoi stadiumin në Prishtinë. Ai ndoqi nga  afër seancën stërvitore të Kosovës të udhëhequr nga përzgjedhësi Franco Foda.

Dhe prej të hënës është nën urdhrat e teknikut gjerman. Osmani e ka zhvilluar stërvitjen e parë si lojtar i përfaqësueses së Kosovës.

Osmani i është bashkuar Kosovës të hënën në mëngjes, ndërsa pasdite ai dhe disa lojtarë tjerë e zhvilluan stërvitjen e parë.

Para se t’i bashkohej Kosovës, ka luajtur për Gjermaninë U16 dhe U17.

Osmani vlerësohet talent i madh në Gjermani, kurse tashmë ka debutuar për Bayernin në Bundesligë ndaj Union Berlinit, më 21 mars.

Edhe Gjermania të ketë kujdes: Drejtori i Akademisë së Bayernit e përmend Osmanin Futboll Gjermania të ketë kujdes: Drejtori i Akademisë së Bayernit e përmend Osmanin

Mesfushori i ri u shfaq i buzëqeshur në stërvitjen e përfaqësueses “dardane”.

Afër tij qëndronte Dion Kaçuri, që po ashtu zhvilloi për herë të parë stërvitje me Kosovën. Ai më herët luajti për të rinjtë e Zvicrës.

Osmani, Kaçuri dhe lojtarët e tjerë u paraqitën në stërvitjen e së hënës me fanella me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u dënuan më 16 shtator në Hagë. 

Në stërvitjen e parë Kosovës i munguan Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu, Albian Hajdari, Aro Muriq.

Të gjithë këta luajtën ndeshje në fundjavë.

Edhe “Bild” pyet nëse Gjermania do t’i bie pishman për Osmanin? Futboll “Bild” pyet nëse Gjermania do t’i bie pishman për Osmanin?

Kosova të enjten e luan ndeshjen e parë të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e pret Irlandën. Tri ditë më pas luan me Austrinë në Vjenë. Më 1 tetor luan në Hungari ndaj Izraelit, kurse më 4 tetor e pret Austrinë në Prishtinë.