Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar të hënën, masën e paraburgimit V.N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “dhunim”, “sulm” dhe “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.
I pandehuri dyshohet se veprat i kreu në shtëpinë e ish-bashkëshortes së tij, ndërsa rastin e raportoi në Polici më 3 shtator ish-vjehrra.
Ai dyshohet se ishte futur në shtëpi dhe kishte dëmtuar orenditë, ndërsa më forcë, e kishte marrë ish-bashkëshorten kishte vazhduar në drejtim të panjohur.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për dhunimin e 15-vjeçares në Ferizaj
-
Paraburgim ndaj të dyshuarit që dhunoi një 11-vjeçare në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim në një motel në Ferizaj
-
Kërkohet paraburgim ndaj një burri, e rrahu të dashurën në një market në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim të një vajze me aftësi të kufizuara mendore