Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lojtarët e Kosovës shfaqen në stërvitje me fanella me mbishkrimet “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim”

1

Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës u shfaqën në stërvitjen e të hënës me fanella me mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët” dhe “Jo në emrin tim” në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që u dënuan më 16 shtator në shkallën e parë të Dhomave të Specializuara në Hagë. 

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, sa u dënua edhe Jakup Krasniqi, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim e Rexhep Selimi me 13. 

Të hënën është dita e parë e grumbullimit të lojtarëve të Kosovës në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. 

Kosova e pret më 24 shtator Irlandën, ndërsa më 27 shtator luan si mysafire ndaj Austrisë. Më 1 tetor luan në Debreçen të Hungarisë kundër Izraelit. E më 4 tetor e pret në “Fadil Vokrri”, Austrinë.